Digjet një veturë e Qeverisë së Maqedonisë

Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer zjarr në rrugën “Dimitar Vllahov”, ku është djegur një veturë “Audi A4” në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Këtë mëngjes në orën 02:30 në SPB-Shkup u paraqit se një zjarr ka shpërthyer në një vend parkimi në rrugën “Kej Dimitar Vllahov”, gjatë së cilës është djegur bari i thatë dhe pjesa e pasme e një automjeti të parkuar “Audi 4″, pa targa në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Nga atje ata informojnë se zjarri është shuar nga Njësia e Zjarrfikësve të Shkupit.