Mbrëmjen e djeshme (19-prill) në ora 22:30 në SPB-Tetovë është raportuar për një zjarr i cili ka ndodhur në shtëpinë e 55-vjeçarit B.S. në Vratnicë të Tetovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e pronarit të objektit, fqinjëve dhe më pas të Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht. Rasti është duke u zbardhur.