Digjet nje fabrikë në fshatin Sellarcë të Tetovës, lëndohet një punëtorë

Dje (09-nëntor) në ora 14:30 në SPB-Tetovë, është raportuar zjarr që ishte shkaktuar në një fabrikë në Sedllarce të Epërme të Tetovës, pranë autostradës Gostivar-Tetovë. Punonjës i fabrikës S.I. (35) nga Bogovina, gjatë shuarjes së zjarrit, kishte pësuar lëndime dhe ishte transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore. Në këtë zjarr janë djegur materialet e papërpunuara për prodhimin dhe një pjesë të pajisjeve të fabrikës, kurse me ndërhyrjen e Njësisë Teritoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri plotësisht është lokalizuar. Inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë.