Banorët e Raoviçit druajnë se zj*arri do ta kaplojë fshatin. Që në hyrje të fshatit të pret tymi i madh. Gjendja më serioze dukej se ishte në brenda fshatit, në Raoviç.
Në fshat ishin prezent 22 ushtarë të policisë ushtarake. Por të “ar*matosur” vetëm me lopata dhe me 20 litra ujë në shpinë, nuk ishin “rre*zik” për zjarrin që dalë ngadalë po kaplon Malin e Thatë.
Zj*arri filloi të shpërndahet edhe më shpejtë kur u forcua era. E nga nxehtësia binin gur nga shkëmbinjtë e malit që rre*zikonin edhe ushtarët, e këta të fundit u detyruan që të tërhiqen.
Muhamed, banor i Raoviçit – Qe gjashtë ditë. Ndihmë kanë ardhur por terreni shumë i keq, rre*zik për njerëz dhe nuk kanë mundur ta shuajnë zja*rrin. Sot janë ardhur edhe ushtria edhe aviacioni por nuk ka pas efekt.
Mendoj që deri në mbrëmje do të bie në fshat.
Muhamedi thotë se edhe në 2007 mali i njëjtë është djegur, por fshatarët, me ndihmën e zja*rrfikësve dhe ushtrisë kanë arritur që ta ndalin.