Digjet lokali ‘Rizza Salon’ në Prishtinë – Pronari dyshon për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Në orët e mesnatës, në lokalin “Rizza Salon”, në rrugën “Xhavit Hoxha”, në Prishtinë, dikush dyshohet se ia vuri flakën një pjese të jashtme të lokalit. Pronari i lokalit po dyshon për zjarrëvenie të qëllimshme, teksa rasti është raportuar edhe në Polici, me ç’rast kanë nisur hetimet. Sinjali ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë që lidhen me rastin.

Burimet e mediave kanë bërë të ditur se dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 3500 eurove, ku si pasojë e zjarrit është djegur reklama e vendosur jashtë lokalit dhe dy çadra. Lidhur me këtë rast, mediat kanë kontaktuar edhe pronarin e sallonit, Rizah Bajramin, i cili ka deklaruar se nuk dyshon te ndonjë person i caktuar, por që zjarri është vënë qëllimisht.

“Ne nuk kemi pasur problem kurrë me kërkond, thjesht është bërë diçka me qëllim prej njerëzve dashakëqij të njerëzve që punojnë. Rastin e kemi raportu në Polici. Nuk dyshojmë te ndonjë person i caktuar, s’i kemi bërë asgjë askujt, e as dikush neve. Shpresoj që nuk ndodhë më kurrë kështu, le të punojnë njerëzit e jo me i dëmtu bizneset, sepse nga ky biznes ushqehen 13 familje”, tha ai.

Mediat mësojnë se në momentin që i vënë flaka, para lokalit ka qëndruar një veturë, ku dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar. Mediat kanë siguruar edhe pamje se si shihet që digjen disa pjesë jashtë lokali. Në video shihet intervenimi i menaxherit në momentin që e kuptoi se i është vënë flaka lokalit, duke tentuar ta shuajë zjarrin.
https://sinjali.com/wp-content/uploads/2022/06/trim.9609F67E-8167-437E-981D-C5DF7A7B5E60.mov

https://sinjali.com/wp-content/uploads/2022/06/trim.9FDAEDD7-ECD9-4CEC-BF86-67C12F8F8D78.mov