Di*gjet flamuri i Bullgarisë, publikohen pamjet

Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme është publikuar një video ku shihet se si di*gjet flamuri i Republikës së Bullgarisë.
Në video shihet shkruhet se kjo është “përgjigje ndaj historisë së përbashkët”.

Ndryshe, para dy ditëve Bullgaria nuk dha dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian.
Bullgaria, krahas figurës së Goce Dellçevit, insiston që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha maqedonase dhe identeti maqedonas kanë rrënjë ose prejardhje bullgare, gjatë lu*ftës së dytë botërore Bullgaria s’ka qenë okupatore dhe se Maqedonia duhet të heq dorë nga pakica maqedonase në Bullgari.