Di*gjet fabrika më e madhe në botë e vaksinave, vdesin 5 persona


Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zja*rri në fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të vaksinave, në Indinë perëndimore.
Zja*rri nisi në një ndërtesë që ishte ende në ndërtim, në institutin Serum pasditen e të enjtes. Pamjet tregonin re tymi të dendura që ngriheshin nga ndërtesa. Kompania sidoqoftë tha se prodhimi nuk do të prekej.

Shkaku i zja8rrit nuk është identifikuar ende. Zja*rri u vendos në kontroll pas disa orësh por zyrtarët lokalë konfirmuan se pesë persona kishin humbur jetën. Sidoqoftë, ata kanë konfirmuar se zjarri nuk do të ndikojë në prodhimin e vaksinës së Oxfordit dhe AstraZenekës, që njihet në indi me emrin Covishield.

Kjo e fundit është një nga dy vaksinat e miratuara nga qeveria indiane për përdorim në fushatën e saj të imunizimit që nisi javën e shkuar dhe që është më e madhja në botë. Vendi synon të vaksinojë 300 milionë njerëz deri në fillim të gushtit. Shumë vende të tjera me të ardhura të ulëta dhe mesatare varen nga instituti Serum po ashtu për prodhimin e vaksinës së Oxfordit dhe Astrazeneca-s.