Digjet autobusi i Maqedonisë në Gjermani (FOTO)

Autobusi i agjencisë turistike “Metak Trans”, është djegur tërësisht nga zjarri në në qytetin gjerman Bilefeld, shkruan Ekspres.mk. Pronari Stanko Conev në deklaratë për mediumin thotë se dyshon se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga konkurenca jolojale nga taksistët ilegal me furgonë nga Maqedonia.

Nga 18 shkurti filluam të qarkullojmë dy herë ngë javë nga Stumica në Bilefeld, si linjë e vetme e rregullt me autobus nga pjesa juglindore e Maqedonisë për në Gjermani. Dyshoj se kjo është hakmarrje nga konkurrenca e egër në Maqedoni, e lidhur me policinë dhe doganeierët e korruptuar që e mbrojnë atë tha Conev për Ekrpres.mk