Në qendër të Shkupit, në afërsi të Holidej IN, janë djegur tre kiosqe nga zjarri i cili sipas të dhënave paraprake ka shpërthyer diku në orët e hershme të mëngjesit.
Shkaqet e zjarrit akoma nuk dihen, ndërkohë që bëhet vlerësimi i dëmit material.
Në mëngjes në vendngjarje shihej se po pastrohej vendi ku ka shpërthyer zjarri.