Digjen dy makina të 28 vjeçarit nga Shkupi, ka pasur të shtëna edhe me armë zjarri

Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Hristofer Zhefaroviq”. Bëhet fjalë për makinat “Volkswagen Pajton” dhe “Volkswagen Tuareg” në pronësi të 28-vjeçarit I.F nga Shkupi.
Rastin në polici e ka denoncuar babai i 28 vjeçarit, S.F (54) i cili ka tentuar që të kap personin për të cilin ka dyshuar se ka djegur makinat, por ai ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar.
Të lënduar në ngjarjen nuk ka, ndërsa hetim në vend ngjarje kanë bërë zyrtarë të stacionit policor të Gazi Babës.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.