Digjen 4.000 zogj të pulave në një barakë në fshatin Kamjan të Tetovës

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se pas zjarrit në një barakë në Kamjan të Tetovës, kanë ngordhur 4.000 zogj, përcjell TV21. Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer në orët e para të ditës së sotme.

“Sot (25-mars) në ora 03:50 në SPB-Tetovë është raportuar se është përhapur zjarr në një objekt (barakë) me inkubatorë për zogj në Kamnjan të Tetovës, në pronësi të 32-vjeçarit S.R. nga ky fshat. Nuk ka pasur persona të lënduar dhe sipas raportit, nga zjarri kanë ngordhur rreth 4.000 zogj. Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikjes së Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht. Inspektimi në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.