“Dielli artificial” i Kinës ka arritur rekorde në temperatura (VIDEO)

Eksperimenti i energjisë së pastër i njohur si “dielli artificial” ka arritur një temperaturë të re rekord.Qëllimi i programit kinez është të imitojë reagimet natyrore që ndodhin në yje, dhe tani “dielli artificial” ka arritur një temperaturë rekord prej 70 milionë gradë.

EAST, i njohur si “dielli artificial”, arriti temperaturën e përmendur, e cila është pesë herë më e lartë se temperatura e Diellit, dhe e mbajti atë për një periudhë më të gjatë se 17 minuta. Besohet se temperatura në bërthamën e Diellit tonë është rreth 15 milionë gradë.Informacioni mbi arritjen e rëndësishme u nda nga Gong Xianzu, një studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës në Akademinë Kineze të Shkencave (ASIPP).

“Ky operacion përfaqëson një bazë solide shkencore dhe eksperimentale për funksionimin e reaktorit të shkrirjes”, tha Gong.

Qëllimi i projektit EAST është të zhvillojë një teknologji që mund të japë energji të pastër pothuajse të pakufizuar duke imituar reagimet që ndodhin në Diellin tonë dhe yjet e tjerë. Eksperimentet po kryhen në Hefei, Provinca Anhui.