Dibra me platformë turistike online!

Shoqatat qytetare në komunën e Dibrës janë të bindur se kapacitetet dhe pasuritë turistike nuk janë shfrytëzuar aq sa duhet, prandaj organizohen në një platformë të përbashkët për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të turizmit. Në takimin që u mbajt në Qendrën për Zhvillim të komunitetit në Dibër, përfaqësuesit të shoqatave përzgjodhën projekt idenë për realizimin e së cilës, përmes Platformës për investime në komunitet, gjithashtu do të ngritet iniciativë për grumbullim e fondeve për të rritur mundësitë turistike ne komunë dhe rajon.

Në takimin në të cilin morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile CSCD, Ozone 3, Art Kult, Hëna, D Synapsis World dhe shoqata e peshkatarëve sportive – Trofta, arritën marrëveshje dhe dakordim dhe hartuan projekt propozim për zhvillimin e turizmit në komunën e Dibrës. Me projektin në fjalë pritet të bëhet trajnimi i dhjetëra ciceronëve turistik, do të ndërtohen kapacitetet e amvisërive për akomodim të turistëve dhe do të bëhet regjistrimi i amvisërive dhe vendosjes e online platformës turistike. Përfaqësuesit të shoqatave pjesëmarrës në takim janë të bindur se Dibra ka potencial të madh turistik dhe atë duhet ta shfrytëzojë.

Por normalisht sipas tyre duhen kuadro dhe disa aktivitete plotësuese që Platforma onlajn turistike të ketë rezultate. Një ndër liderët të aktivitetit qytetar në Dibër dhe rajon, Shuip Marku nga shoqata – Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë në Dibër, është i bindur se duhet maksimalisht të shfrytëzohen dukuritë dhe resurset turistike. “Sektori qytetar ka vendin dhe rolin e tij në këtë drejtim dhe onlajn Platforma është një mundësi e madhe në këtë sferë. Takimi ishte shumë efektiv”, thotë ai. Kryetari i shoqatës Hëna, Ilmi Kurtishi potencon se shoqata qytetare dibrane me këtë aktivitet dot ndihmojnë zhvillimin e Dibrës.

“Turizmi kërkon me shumë angazhim”, thotë Kurtishi dhe shton se atij i duhen edhe kuadro. Onin Platforma është bazë për një zhvillim të qëndrueshëm në sferën e turizmit me që Dibra ka lumenj, liqe, ujëra termal dhe shumë bukuri të tjera me të cilët mund të ketë një turizëm të zhvilluar gjatë tërë vitit, thekson Kurtishi. Organizatorët theksojnë se shumë shpejtë do të ketë një takim ku do të caktohen aktivitetet konkrete në kuadër të projektit. Shoqatat të angazhuar në këtë aktivitet presin edhe përkrahje të fuqishme si nga pushteti vendor, biznesi lokal por edhe nga organizatat e tjera që veprojnë më gjerë në sektorin e turizmit. (koha.mk)