Dibër, rritet numri i kurorëzimeve

Gjatë vitit 2021 është rritur numri i kurorëzimeve në komunën e Dibrës në krahasim me vitin 2020. Sipas të dhënave të sektorit për kurorëzime pran komunës Dibër gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 126 kurorëzime. “Vitin që lamë pas numri i kurorëzimeve ishte 126 kurse në vitin 202o vetëm 86. Në Vitin 2020 pati një ulje të kurorëzimeve për shkak të pandemisë dhe mos prezencës masive të kurbetçarëve në vendlindje. Pandemia ndikoi drejtpërdrejt edhe në sferën e kurorëzimeve”, thotë për KOHA Afërdita Shahini nga sektori për kurorzime në Komunën Dibër. Sipas saj nga ky numër edhe kurorëzime të cilët kanë bë edhe në Dibër kurbetçarë kryesisht nga Italia, Zvicra dhe Gjermania. Përndryshe sipas saj rritja e numrit të kurorëzimeve gjatë vitit të kaluar faktikisht është një mesatare e cila ka qenë prezente edhe në vitet para paraqitjes të pandemisë. Në krahasim me vitet e kaluar kur kurorëzimet kryesisht kanë dominuar gjatë muajve të verës, në vitin e kaluar shumë kurorëzime janë bë edhe gjatë muajit dhjetor kur në vendlindje arritën edhe bashkatdhetarët tanë nga vendet e Unionit Evropian.

Kur jemi tek kurorëzimet në komunën e Dibrës të theksojmë se mbi 90 për qind të kurorëzimeve që janë bërë në institucionet shtetërore paraprakisht janë bërë edhe në Myftininë e Dibrës. Pas proceseve të demokratizimit të shoqërisë dhe paraqitjes së pluralizmit nga popullata e Dibrës dhe rrethinës praktikohet që të bëjnë kurorëzime edhe në aspektin fetar. Është një dukuri masive e të rinjve të cilët së bashku me prindit e tyre praktikojnë që para kurorëzimit në institucionet shtetërore të bëjnë edhe kurorëzim fetar. (koha.mk)