Dibër/ Policia kontrolle në rrugë, shoferi i autobusit me 30 pasagjerë kapet i dehur

Aksidentet e fundit me pasoja fatale në Qarkun e Dibrës, kanë mobilizuar Policinë Rrugore duke intensifikuar kontrollet në akset rrugore. Në 24 orët e fundit janë dy arrestuar dy drejtues automjetesh, një shofer autobusi dhe furgoni të cilët drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

I arrestuari i parë, Enver Koçi, 49 vjeç, drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l, një autobus me 30 pasagjerë (punëtorë të një firme private). Automjeti është konstatuar jashtë kushteve teknike. I arrestuari i dytë, Kujtim Gjoni, 50 vjeçdrejtonte në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l, një mjet furgon, gjithashtu jashtë kushteve teknike.

(Autobusi dhe furgoni të bllokuar nga policia)

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve në rrugë. Arrestohen dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

I arrestuari i parë drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l, një autobuz me 30 punëtorë. Automjeti jashtë kushteve teknike. I arrestuari i dytë drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l, një mjet furgon, jashtë kushteve teknike.

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër, në zbatim të Planit të masave për parandalimin e aksidente rrugore, si rezultat i kontrolleve të shtuar për këtë qëllim në aksin rrugor Qafë-Bualli _ Peshkopi, kanë konstatuar shtetasit :

Enver Koçi, 49 vjeç, banues në Ostren të Madh Bulqizë, duke drejtuar në gjendje të dehur në masën 0.89mg/l, një autobuz me 30 punëtorë. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike dhe pa u paisur me leje drejtimi. Kujtim Gjoni, 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin furgon në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kontrollet do vijojnë në të gjithë Qarkun me qëllimin e vetëm respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.