Diaspora për Kryeministrin Shqiptar

Të dashur e vëllezër e motra

Quhem Muzafer Ademi , aktualisht jetoj në Bern bashkë me familjen time që nga viti 1984. Jam krenar që kam qenë pjesë luftës sonë të përbashkët për të drejtat e Shqiptarëve qysh në rininë time. Jam krenar që kam qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Edhe pse Ne shqiptarët kemi qenë gjithnjë në të shkelur dhe kemi qenë gjithmonë të anashkaluar asnjëherë nuk u thyem, por ne vazhdimsi patëm një kauzë në të cilën besuam: për të drejtat tona, pavarësinë tonë, dinjitetin tonë.
Ky besim ishte motivi për luftën tonë në atë betejë, ishte ky besim që na bëri edhe më të fort, ishte kjo kauzë që na bashkoi.

Me këtë besim ne bëmë që mrekullitë të ndodhin. Për këtë besim, ne ishim të gatshëm të sakrifikonim jetën tonë, Kjo ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Sepse besuam se mund të arrijmë një jetë më të mirë me të drejta dhe liri të barabarta.

Si ushtar i UÇK-së, Kam parë njerëz që vdisnin për këtë kauzë të madhe shqiptare, për të drejta dhe liri të barabarta. Kam humbur shokë dhe miq të ngushtë. Ishte sakrifica që duhej të bënim. Me këtë histori, nuk është e tepërt që të thërrasësh të gjithë shqiptarët që të bashkohen përsëri për një kauzë paqësore. Thjesht nuk mund të jetë e tepërt për të thirrur të gjithë palët shqiptare që të lënë mënjanë interesat e tyre dhe të mbështesin kauzën më të madhe, për hir të komunitetit tonë. Në këto zgjedhje ne shqiptarët, të cilët duhej të vdisnim për të drejtat
tona vetëm njëzet vjet më parë, ne mund të zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ne mund të shkruajmë historinë dhe të përmbyllim me zgjedhje demokratike atë që kemi luftuar një ditë : Barazitë vërtetë për ne shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Këto zgjedhje nuk duhet të jenë në lidhje me BDI e as për ndonjë parti tjetër. Këto kanë të bëjnë me komunitetin tonë shqiptar. Në këto zgjedhje nëse bashkohemi dhe qëndrojmë së bashku prapa kësaj kauze të vetme shqiptare, të kemi një Kryeministër që është njëri nga ne, mund ta bëjmë realitet. I bëj thirrje të gjitha partive shqiptare të mos e humbasin këtë shans. Nuk është roli im e as qëllimi im për të thirrur këdo që të votojë për një parti të caktuar. Por është thirrja ime për t’u bashkuar në këto zgjedhje për kryeministrin e parë shqiptar në
vendin tonë.

I gjithë komuniteti shqiptar në të gjithë botën do të jetë krenar për motrat dhe vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut. E gjithë bota do ta shohë këtë shenjë të ndritshme të barazisë. Dhe vëllezërit dhe motrat tanë të rënë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të gjithë ne, do të nderoheshin përgjithmonë. Më pak se 20 vjet nga lufta jonë, do të kemi Kryeministrin e parë shqiptar, një Kryeministër pajtimi që do të heqë pabarazitë e fundit etnike. Kjo do të jetë fitorja jonë shqiptare.