Diaspora mund të regjistrohet deri më 30 shtator

Sipas asaj që deklaruan liderët Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, do të zgjatet edhe afati i regjistrimit të diasporës.
Me vendimin që u soll sot në takimin mes dy liderëve, regjistrimi i popullsisë do të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërkaq diaspora, në vend se deri më 21 prill, do të mund të regjistrohet në ueb faqen census.stat.gov.mk deri më 30 shtator.

Për këto ndryshime të afateve, do të fillojë edhe përpilimi i ndryshimeve ligjore të cilat, sipas kryeministrit Zoran Zaev do të fillojnë sot.