Diaspora me interesim të ultë për regjistrimin, tha Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani duke folur për regjistrimin ka deklaruar se në diasporë interesimi për tu regjistruar është i ultë.

Interesimi i ulët, siç tha Osmani, ishte për shkak të vështirësive në shpërndarjen udhërrëfyesve për aplikim.
“Për shkak të shpërndarjes më të gjerë të informacioneve, dhe për shkak vështirësive në aplikim dhe prandaj është lënë një kohë më e gjatë. Kishte vështirësi në komunikim, në aplikim dhe prandaj ka ndodhur kjo”, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme Osmani.