Dialogu Kosovë-Serbi, Ali Ahmeti: Nuk mund të ecet përpara me hasmëri shekullore

SKOPJE, MACEDONIA - MARCH 23: Head of the Democratic Union for Integration Ali Ahmeti speaks during a press conference following his meeting with Greek Foreign Minister Nikos Kotzias (not seen) in Skopje, Macedonia on March 23, 2018. Besar Ademi / Anadolu Agency

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndër të tjera është ndalur edhe tek një nga çështjet më të nxehta të rajonit, ajo e dialogut Kosovë-Serbi.
Ahmeti thekson se i kupton mjaft mirë autoritetet e Kosovës, por nuk mund të ecet përpara me ha*smëri shekullore. Sipas kreut të B DI, ka dy rrugë ose pajtimi ose vazhdimi me ha*kmarrje.

“Me Serbinë nuk them unë që është një temë aq e lehtë sepse Kosova akoma numëron njerëzit e zhd*ukur që nuk i ka gjetur dot. Mirëpo, me ha*smëri shekullore nuk ecet përpara. Këtu i kuptoj autoritete e Kosovës nuk mendoj se edhe Shqipëria nuk mendojnë se Kosova ka pl*agë të rënda, sepse edhe vetë Shqipëria ka djem që i ka humbur në Kosovë. Në fund të fundit edhe vetë Shqipëria në 1913 ka me mijëra njerëz të vr*arë, Shqipëria e veriut është dj*egur. Ne na duhet një pajtim mes kombit shqiptar dhe kombit serb ose të vendosim që të ha*kmerremi dhe çka na sjell ha*kmarrje. Kemi dy rrugë, të tretë nuk ka, a do pajtohemi apo do e përsërisim edhe njëherë historinë dhe kush është më i fortë,” tha ai.