Dhuratë shpirtërore gjyshës sime !

Nga Enisa Ramadani.

Atë që në ëndërr pash dje,
sot po e pyes vërtetë ku je?
Ku ike ashtu pa mos thënë asnjë fjalë,
ti nuk ke vdekur, për mua ende je gjallë.
Jeton në mua, në shpirtin tim,
aty ti je, aty je duke bërrë pushim.
Po pushon për vete, po pushon për ne,
por e dashtun gjyshe, përse nën dhe?
Mos thuaj asgjë, mos e bëjë këtë gjë,
mos thuaj që në mesin tuaj tani nuk jam më,
mos thuaj se vdekja nuk të pyeti ty,
mos thuaj asgjë, asgjë për asnji.
Dora yte e butë, ende më prek mua,
era yte nanë, është aroma që unë dua.
Lulja e shtëpisë në fakt ti më je,
prej teje nuk n’a ndan, aspak ai dhe.
Ti pusho e qetë, ne ende të duam ty,
ti je në ato zemra, të mbyllura me dry.
Emri yt Nanë, ishte dhe do mbetët,
të mbajmë në shpirt, derisa dhe shpiri të n’a tretet.