Mjeku i njoohur, Tritan Kalo, iu ka përcjellë një mesazh të fortë të gjithë fëmijëve, teksa dje shënohej festa e tyre.
Kalo iu është drejtuar të vegjëlve duke iu thënë të mos tërhiqen kurrë para vështirësive, të mos mbyllin sytë para shkeljeve të të drejtave të tyre.
“GËZUAR 1 QERSHORIN SHQIPET e vogla…FËMIJËT janë engjëj, janë shtylla e ekzistencës së një familje, janë lajtmotivi i punës dhe përpjekjeve tona si shoqëri për mbrothësim, janë ardhmërija e një KOMBI….KURRË mos rreshtni përpjekjet për arsimimin e edukimin e tyre….KURRË mos u tërhiqni përpara çdo vështirësije për t’u mbrojtur atyre jetën në të gjitha aspektet e saja…KURRË mos mbyllni sytë përpara shkeljeve të të drejtave të tyre…MORALISHT dhe LIGJËRISHT dhunuesit e këtyre të drejtave, duhet të marin ndëshkimin maksimal….CILIDO fëmijë i lënduar moralisht apo i dhunuar fizikisht mundet të ishte fëmija yt!!!”, thekson Kalo.