Tre anëtarët e fisit të Rrajave që dhunuan tre ditë më parë banorët e e Borizanës kanë dale sot para gjykatës së Tiranës ku u njohën me masën e sigurisë.
Para trupës gjykuese kanë dalë Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj nga fisi i Rrajave dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi rrahja barbare.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Ardit Mustafa. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Pronari i akuzuar për mos kallëzim krimi u la në detyrim paraqitje, pasi nuk e njoftoi policinë për dhunimin barbar të dy qytetarëve dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi nuk i vendosi në dispozicion pamjet policisë.
Avokati Ilir Murati që përfaqësoi të anëtarët e fisit Rraja tha në gjykatë se nuk kane kryer veprime dhe duhen individualizuar veprimet e dhunës. Personat që kanë ushtruar dhunë tha ai, nuk janë këta.