Dhunoi djalin 3 vjeç të partneres dhe i theu tre brinjë….

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi i cili akuzohet për keqtrajtim të një të mituri. Kazanxhi ka dhunuar kafshërisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses duke i thyer tre brinjë dhe fëmija ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Por 35-vjeçari në gjyq ka mohuar akuzën. Ai ka deklaruar se djali ka pësuar fraktura pasi ka rënë nga krevati. Ndërkohë fqinjët kanë treguar se edhe më herët fëmija ka pasur hematoma në fytyrë e trup. Edhe mjekja që e ka ekzaminuar ka deklaruar se është rrahje. Fëmija ndodhet aktualisht në gjendje kritike.

35-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në rrugën “Bulevardi Blu”, ku ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijën e mitur të bashkëjetueses.