Dhunohet seksualisht një burrë me të meta psikike nga një burrë tjetër në Gjakovë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku viktimë ishte një person me të meta psikike.

“Viktima mashkull kosovar dyshohet me t’meta psikike, ka pranuar trajtim mjekësor lidhur me rastin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhej në raport.

E detaje të tjera lidhur me këtë rast ka dhënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30.

“Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka shtuar se viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”, u shpreh Gjurkaj.