Goditet dhe dhunohet nga dy persona ende të paidentifikuar avokati Ilia Ilia.
Ngjarja ka ndodhur para Prokurorisë së Durresit, në rrethana që ende presin të sqarohen.
Panorama bën me dije se avokati dyshon se dy personat kanë ardhur në emër të prokurotit Arjan Ndoji.
Ata kishin një debat në sallën e gjyqit diten e djeshme.
“Pas debatit ai më kërcënoi. Pasi të mjekohem, po shkoj në polici të bëj denoncimin”, ka thënë avokati.
I pyetur nese i njeh personat që e rrahën, ai jep këtë përgjigje: “Nuk i njihja personat, ata më thanë ‘ti je Ilia Ilia?’, pasi u thashë po, ata më qëlluan”.
Ilia Ilia, avokat i njohur, ka pasur çështje te rëndësishme, ka mbrojtur grupin e Shijakut dhe ka qenë edhe avokat i Lul Berishes.