Një aleat i vjetër i liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani. Leonid Volkov u sulmua me një çekiç dhe gaz lotsjellës ndërsa ishte në makinën e tij në Vilnius të martën mbrëma, tha zëdhënësja e Navalny Kira Yarmysh.
Ende nuk dihet se kush është sulmuesi si dhe motivi. Policia lituaneze është informuar për incidentin dhe po heton, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Një tjetër anëtar i ekipit të Navalny, Ivan Zhdanov, postoi fotografi në mediat sociale të z. Volkov me një këmbë të majtë të përgjakur dhe që dukej si mavijosje në tëmthin e tij.
I pyetur nëse sulmuesi kishte bërtitur ndonjë gjë, z. Zhdanov tha: “Gjithçka ndodhi në heshtje”.
“Sigurisht që ky është një sulm i qartë politik, këtu nuk ka dyshim”.