Dhu*në ndaj një fëmije në Tetovë, policia he*ton inçizimin e publikuar në rrjete sociale


Policia e Tetovës po punon në rast pas de*noncimit ku disa të mitura ushtrojnë dhu*në ndaj një fëmije, ndërsa ngjarjen e kanë incizuar dhe kanë publikuar në rrjete sociale në internet.
Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në fshatin Përshevc të Tetovës para një muaji.

“Dje 45 vjeçari nga fshati Përshevc në SPB Tetovë ka de*noncuar se para 1 muaji i mituri i tij në fshat ka qenë i su*lmuar fizikisht nga disa persona, bashkëfshatarë dhe më pas videon e inçizuar e kanë publikuar në rrjete sociale. Po ndërmerren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër personave të përfshirë do të vijojnë parashtresa adekuate”, tha zëdhënësi i policisë, Marjan Josifovski.