Dhunë familjare në një fshat të Tetovës, burri e rreh gruan, ajo e paraqet në polici

MPB ka njoftuar se me 23.09.2024, në orën 20:40, punonjësit e policisë nga Njësia Policore Tearcë arrestuan F.Z. (55) nga një fshat i Tetovës, i cili më herët ishte denoncuar nga gruaja e tij 54-vjeçare për sulm fizik në shtëpinë e tyre familjare. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal ndaj tij.