Dhomë e veçantë në klinikën e fëmijëve, lehtësohet mjekimi për fëmijët e sëmurë

Në Qendrën ditore të Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve u hap “Dhoma e Zhozef”-it, e cila do t’u mundësojë fëmijëve të sëmurë nga sëmundjet malinje dhe prindërit e tyre që ata më lehtë të kalojnë nëpër procesin e mjekimit, por edhe tejkalim të stigmës se kanceri është sëmundje e pashërueshme.
Qendra u hap në iniciativë të Shoqatës “Borka-për çdo ditë të re”, ndërsa përveç trajtimit tjetër fëmijët do të kenë edhe qasje deri tek terapisti familjar, i cili do t’u ofrojë ndihmë profesionale e cila është segment kyç në mjekimin dhe shërimin eventual të kësaj sëmundje të rëndë.
“Ky është hap drejt përforcimit të sistemit shëndetësor tek ne dhe ajo që do të vazhdojnë ta bëjmë është përcjellja e situatës, të analizojmë se cili mjek nga cili specializim në të ardhmen do të duhet të pensionohet dhe në bazë të kësaj t’i planifikojmë punësimet e ardhshme”,– tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Me të vërtetë më vjen mirë që kjo para dhjetë viteve ishte lojtore, asokohe ishte ndërtuar për tua bërë fëmijëve më konfort derisa presin për t’u kontrolluar. Pas gjithë atyre viteve tani u shndërrua në qendër ditore”,– tha kryetarja e Shoqatës “Borka”, Biba Dodeva.
Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Katerina Stavriq, deklaroi se me Ministrinë e Shëndetësisë kanë filluar shumë projekte pikërisht për përmirësimin e kushteve në sektorin hematoonkologjik.
“Ato janë projekte të cilat derisa ekzistojnë mundësi për financim zgjasin si projekte, megjithatë angazhimi edhe i ministrisë edhe i klinikës është që kjo të fillojë si projekt, megjithatë pas kësaj të mbijetojë”,- u shpreh drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Katerina Stavriç.
Në Qendër do të angazhohen mësuese të cilat do t’u ndihmojnë fëmijëve në mësime, ndërsa ajo do t’u japë shpresë plotësuese se do të shërohen dhe se një ditë do të kthehen në bankat shkollore së bashku me shokët e tyre.