Dhjetra të arr*estuar në Gostivar

Më 08.08.2020 në periudhën pre ora 00.15 deri në orën 02.00 inspektorët nga Zyra e Jashtme për punë kr*iminalistike Gostivar SPB Tetovë në bazë të një urdhri me shkrim nga një gjykata në një procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar kanë kryer një kontroll në një objekt hotelierik dhe ambiente të tjera ndihmëse në pronësi të R.B. (46) nga fshati Dobërdoll për shkak të dy*shimeve të bazuara se ka kryer vepër pen*ale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të na*rkotikëve su*bstancave ps*ikotrope dhe pr*ekusorëve” (neni 215 nga Kodi pena*l i RMVsë).

Gjatë kontrollit në objektin hotelerik, janë ndaluar dhjetë gra të moshës 21 deri në 39 vjeç, tre prej të cilave janë shtetase të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjashtë janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe një është nga Republika e Kosovës të cilat së bashku me pronarin e objektit hotelierik R. B. janë privuar nga liria dhe janë mbajtë në stacionin policor Gostivar për shkak të dyshimit të bazuar se kishin kryer veprën pe*nale “Trafikimi i qënieve njerëzore” neni 418-a i Kodit P*enal të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe kundër tyre do të ngr*ihet procedurë adekuate.