Dhjetëra njerëz u vranë në sulmet izraelite gjatë natës në Gaza

Dhjetra njerëz u vranë nëpër pjesë të Gazës gjatë natës në sulmet izraelite, thanë mjekët palestinezë dhe zyrtarët e ministrisë në Gaza për CNN.

Në Gazën veriore: Të paktën 26 njerëz u vranë pas sulmeve izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, drejtori i Spitalit Indonezian në Gaza, Atef Al Kahlout i tha CNN. Jabalia është një nga kampet më të mëdha të refugjatëve në Gaza.

Në Gazën jugore: 29 persona u vranë në qytetin Rafah pasi katër shtëpi u goditën, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al Qidra.

Ndërtesat në Rafah, Khan Younis, Gaza Qendrore dhe Qyteti i Gazës u goditën gjatë natës, duke përfshirë disa shtëpi banimi, tha Ministria e Brendshme palestineze në Gaza. “Sulme të rënda” u raportuan pranë spitalit Quds në qytet.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë në një deklaratë të dielën mbrëma se goditën “dhjetëra objektiva terroriste të Hamasit në Gaza”, pa sqaruar më shumë.

Në Sderot të Izraelit, afër Rripit të Gazës: Nic Robertson i CNN raportoi se sulmet e së dielës kanë qenë bombardimet më të qëndrueshme të Gazës veriore që ai ka parë që kur filloi të raportonte nga Izraeli jugor dy javë më parë./21Media