Dhjetëra afganë lëshojnë Maqedoninë e Veriut

Qeveria njofton se një grup prej 27 refugjatëve afganë që po qëndronin në Maqedoninë e Veriut, mbrëmjen e djeshme janë nisur për në Dublin, Republika e Irlandës. Nga Qeveria njoftojnë se Irlanda do të jetë vendbanim i përhershëm i personave në fjalë.

“Bëhet fjalë për qytetarë që kanë punuar për institucionet demokratike dhe OJQ -të ndërkombëtare në Afganistan dhe që kanë qenë nën kërc*ënim nga regjimi i ri taleban”, shtojnë nga Qeveria.
Për momentin, në vendin tonë vazhdojnë të mbesin edhe 442 refugjatë nga Afganistani.