Dhjetë qytetarë dënohen me nga 3 mijë euro, nuk respektuan masat e Qeverisë

Gjykata Themelore në Strumicë ka shqiptuar dënime me nga 3 mijë euro për dhjetë qytetarë, të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes.

Siç njoftoi Marieta Dukiq, zëdhënëse e Gjykatës, ata kanë lëvizur gjatë orës policore të cilën e vendosi qeveria.

“Prokuroria Themelore Publike-Strumicë ka propozuar 13 akuza për mosrespektim të rekomandimeve gjatë kohës së epidemisë, që është e dënueshme në bazë të Nenit 206 Alineja 1 nga Ligji Penal.

Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe 13 qytetareve të Strumicës u është shqiptuar dënimi në vlerë prej 3 mijë euro për secilin prej tyre”, deklaroi Marieta Dukiq.