Një e moshuar është su*lmuar sot fizikisht nga një infermiere në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë. E dhëndri i saj thotë se gjendja e të moshuarës është e mirë, por e njëjta është e shqetësuar dhe duke marrë hapa qetësimi.
Para mediave ai bëri të ditur se e moshuara është me sëmundjen e Alzheimerit. Ai theksoi se 70-vjeçarja ka banuar në shtëpinë e pleqve që një vjet, teksa pagesa për një muaj ka kushtuar 650 euro. Familjari i saj po ashtu potencoi se prej stafit drejtues u është thënë se pjesa gjatë rrahjes nuk është e mbuluar me kamera, dhe për këtë arsye nuk ka mundur të hetohet.
Tanimë e moshuara është larguar nga aty. Mediat marrin vesh se rasti ka ndodhur të shtunën, mirëpo është mbajtur fshehur deri më sot. Lidhur me rastin është arrestuar motra përgjegjëse dhe një e dyshuar tjetër, të cilat janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Teve1.info/