Dhëndri humb jetën dy ditë pas dasmës, mbi 100 dasmorë infektohen me koronavirus

Më shumë se 100 njerëz janë diagnostikuar me Covid-19 pasi morën pjesë në dasmën dhe më pas në funeralin e një 26-vjeçar i cili ishte infektuar me koronavirus. Ai kishte simptomat e koronavirusit ditën e dasmës në 15 qershor dhe piu një paracetamol.

Dy ditë pas dasmës, ai ndërroi jetë, sipas zyrtarëve. Pas dasmës shumë nga të ftuarit rezultuan pozitivë me koronavirus.

Raj Kishor Chaudhary, zyrtari kryesor mjekësor në Patna, ka konfirmuar shpërthimin e një vatre koronavirusi direkt pas martesës.

Ai është shprehur për AFP: Deri më tani 111 persona që morën pjesë në dasmë dhe në varrimin e tij janë testuar pozitivisht. Mjekët akoma nuk e kanë zbuluar nëse dhëndri ka qenë burimi i infeksionit apo dikush tjetër.

Dhëndri, një inxhinier softuerësh që u kthye në shtëpi nga New Delhi vetëm një javë para dasmës, kishte shfaqur disa simptoma. Ai u shtrua në spital për pak kohë dhe pasi doli ai mori pjesë në ceremoninë e dasmës së vet me 300 të ftuar.

26-vjeçari vdiq në shtëpi dy ditë më vonë, ku në varrimin e tij morën gati 200 njerëz. Disa prej tyre kanë qenë të pranishëm dhe në dasmën dhe në varrimin e tij. Asnjë nga të afërmit e dhëndrit, përfshirë nusen e tij, nuk kanë rezultuan pozitive, thanë zyrtarët.

Autoritetet kanë filluar një hetim për shkeljet e rregullave të distancës sociale mbi numrin e të ftuarve në dasmë dhe në varrosje