Dezinfektohen sallat gjyqësore dhe bëhet orar i ri për uljen e palëve në Gjykatën kushtetuese

Gjykata themelore penale Shkup informon se fillon me përgatitje intensive të të gjitha sallave gjyqësore dhe hapësirat në ndërtesën e gjykatës dhe se nga e mërkura, 3 qershor, nëse në ndërkohë nuk merren udhëzime të reja nga Këshilli gjyqësor, do të veprohet për të gjitha gjykimet në pajtim me kalendarin për gjykime të publikuar në ueb faqen e gjykatës.

“Gjykata themelore penale Shkup e informon opinionin se pas marrjes së vendimit të Këshillit gjyqësor të RMV-së për gjykimin e të gjitha gjykimeve i cili është publikuar të premten 29 maj, pasdite fillon me përgatitje intensive të të gjitha sallave gjyqësore dhe hapësirave në ndërtesën gjyqësore. Gjatë ditës së sotme do të kryhet dezinfektim i plotë i sallave gjyqësore dhe orar i ri për uljen e palëve në pajtim me rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga përhapja e virusit KOVID-19”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Për shkak të kësaj, theksojnë prej atje, sot dhe nesër, 1 dhe 2 qershor, Gjykata do të veprojë vetëm për lëndë urgjente të paraburgimit dhe lëndë lidhur me nenin 205 – 206 nga KP, si dhe në dy muajt e fundit, ndërsa nga e mërkura, 3 qershor, nëse në ndërkohë nuk merren udhëzime të reja nga Këshilli gjyqësor, do të veprohet edhe për të gjitha gjykimet në pajtim me kalendarin për gjykim të publikuar në ueb faqen e gjykatës.