Dezinfektimi i rregullt i hapësirave në UT!

Higjiena personale dhe kolektive – minimizon pasojat e Covid -19

Mirëmbajtja e ambienteve universitare tashmë është shndërruar në kulturë në Universitetin e Tetovës, por në situata të jashtëzakonshme siç është ballafaqimi me Covid -19, ka shtuar edhe më shumë kujdesin institucional për shëndetin e studentëve, pedagogëve, administratës dhe të gjithë të të punësuarve.

Drejtuesit e këtij institucioni të arsimit të lartë në RMV, thonë se janë të angazhuar maksimalisht që procesi mësimor –shkencor të mos devijojë,
sidomos në këtë periudhë kur do të zhvillohen sesionet e provimeve të qershorit dhe korrikut.

Sot, punonjësit e personelit teknik, kanë vijuar me dezinfektimin e rregullt të auditorëve të fakulteteve, kabineteve të pedagogëve, zyrave të administratës, terreneve sportive, ambienteve të brendshme dhe të jashtme në Universitetin e Tetovës.

Vetëm duke u kujdesur për higjienën personale dhe kolektive, ne do t’i minimizojmë pasojat e pandemisë globale.