Dezinfektim rrënjësor i të gjitha sallave të gjykatës dhe hapësirave të tjera në Gjykatën themelore penale

Dezinfektim rrënjësor të të gjitha sallave të gjykatës dhe hapësirave të tjera në Gjykatën themelore penale do të bëhet nga ndërmarrja e specializuar çdo të premte derisa ekziston rreziku nga përhapja e virusit, ndërkaq ndërkohë shërbimet gjyqësore për mirëmbajtje, në pajtim me rekomandimet, çdo ditë do të bëjnë pastrimin e gjykatës disa herë gjatë ditës së punës, informojnë sot nga Gjykata themelore penale Shkup.

Theksojnë se dezinfektimi është në drejtim të rekomandimeve të Qeverisë së RMV-së dhe njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit gjyqësor – gjykimet në Gjykatën penale për të cilat ekzistojnë kushte për mbajtje, të mos shtyhen.

“Dezinfektime të këtilla nga ndërmarrja e specializuar do të bëhen çdo të premte derisa ekziston rreziku nga përhapja e virusit, ndërkaq ndërkohë shërbimet gjyqësore për mirëmbajtje, në pajtim me rekomandimet, çdo ditë do të kryejnë pastrim të gjykatës nga disa herë në ditë gjatë ditës së punës. Njëherit të gjitha policët dhe nëpunësit gjyqësorë të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me palët, detyrimisht mbajnë dorëza sterile, ndërsa për palët janë siguruar mjete për dezinfektim”, thuhet në kumtesën nga Gjykata themelore penale Shkup.

Nga Gjykata penale informojnë se do të vazhdohet me gjykimin e të gjitha seancave për të cilat ekzistojnë kushte për mbajtjen e tyre deri në marrjen e udhëzimeve nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshillit gjyqësor. Njëkohësisht u bëjnë thirrje palëve që edhe ata në mënyrë konsekuente t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje.