Detajet tronditëse dalin muajin që vjen, mbesa e Trump përgatit librin: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë

Dy dekada më parë, Mary L Trump u përfshi në një çështje gjyqësore për një histori trashëgimie me xhaxhanë e saj Donald Trump, i cili bashkë me motrat e tij e përjashtuan nga pasuria.

Por ndërsa merrej me këtë çështje, Mary Trump me profesion psikologe kishte filluar karrierën e saj të re, një studim të thelluar për personat me skizofreni.

Me kalimin e kohës ajo avancoi më shumë për të mësuar dhe për t’u bërë eksperte e kësaj sëmundjeje. Ishte viti 2000 kur ajo tha se xhaxhai i saj kishte çrregullime por komentet e saj u lidhën me ‘hakmarrjen për trashëgiminë’.

“Por vetëm tani heshtja e saj përgjatë gjithë këtyre viteve mund të marrë fund”, shkruan Washington Post.

Muajin tjetër pritet që ajo botojë një libër në të cilin do të flasë pikërisht për xhaxhanë e saj, që është sot Presidenti i SHBA.

Libri mban titullin: “Too Much and Never Enough: How My Family Created the World’s Most Dangerous Man”- “Shumë më tepër dhe asnjëherë mjaftueshëm, si familja ime krijoi burrin më të rrezikshëm në botë”.

Thuhet se libri ka aq detaje tronditëse sa familja Trump po mundohet me të gjitha mënyrat për të bllokuar botimin e këtij libri.

Madje vëllai i vogël i presidentit ndërmori edhe hapa ligjorë për bllokimin e tij, por gjykata të mërkurën e rrëzoi kërkesën e tij për të bllokuar publikimin e librit.