Detajet: Të paktën 7 të arrestuar – Po zbardhen vrasje, u kapën anëtarë të grupeve të Duqanxhikit dhe Haraçinës

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka realizuar një aksion për arrestimin e autorëve të veprave penale në disa lokacione në vend, konfirmuan nga MPB. Sipas informacionit tonë, bëhet fjalë për një aksion policor kundër grupeve mafioze. Të paktën shtatë persona, anëtarë të grupeve kriminale nga Duqanxhiki dhe Haraçina, kanë përfunduar me pranga në duar.

Jozyrtarisht, janë gjetur para dhe armë. Me këtë aksion po zbardhen disa vrasje të njohura në opinion, dhe sipas informacionit, bëhet fjalë për të paktën katër raste të veprës penale të vrasjes mes klaneve mafioze.