Të tjera detaje janë zbuluar rreth të shtënave me armë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Burimet raportojnë se, të shtënat kanë ndodhur si pasojë e një sherri mes dy personave tek zona e “Pallatit me shigjeta”.
Ata kanë qenë këmbësorë dhe janë përballur me njëri-tjetrin në rrugë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua nga banorët e zonës.
Autoritetet arritën të arrestojnë njërin prej të përfshirëve në konflikt.
I shoqëruari në polici ka thënë se, ka qëlluar në ajër dhe jo në drejtim të personit që ishte në konflikt.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.
Në vendngjarje është gjetuar një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.
Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt./Mapo.al/