Detaje/ Vrasja e rivalit të Ervis Martinajt, “karremi” i atentatorëve me parkingun!

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Roan Brahimit, krimi ndodhi rreth orës 21:30 të së enjtes në sheshin qendror të Bajronit në Athinë, ku persona të panjohur me motor qëlluan për vdekje 32-vjeçarin shqiptar, i cili ishte në makinë me gruan e tij, e cila u plagos lehtë.

Makina është ndalur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Fëmija shtatë vjeçar i çiftit, i cili po luante në shesh me gjyshen, ka parë me sytë e tij vrasjen e të atit, sipas dëshmitarëve okularë.

Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, ndërsa, mesa duket, kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth.

Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.

Ekzekutorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi viktimën pa u shqetësuar për kalimtarët, sipas MEGA që ka rindërtur me video dinamikën e krimit.

Dy autorët mbanin skafanda të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë.

Dy plumba i morën jetën të riut. Gruaja e tij fillimisht humbi fillimisht ndjenjat dhe kur i erdhi vetëdija, zbriti nga sedilja e pasagjerit e gjakosur.

“Dritarja ishte pak e hapur dhe nga aty u qëllua”, ka deklaruar bashkëshortja e Roan Brahimit, 32-vjeçarit i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) në sheshin qendror të Bajronit.

Gruaja është shprehur se po prisnin fëmijën e tyre, kur atentatorët u afruan dhe më pas qëlluan.

“Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, deklaroi ajo. Dy personat që ndodheshin në motor më pas u “zhdukën” nga vendngjarja.