Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Kuk të komunës së Dragashit. Atje në mënyrë mizore u vra 67-vjeçarja S.D. E dyshuara kryesore për këtë ngjarje të rëndë është gruaja e vëllait të saj.
Veprën para hetuesisë e ka pranuar e dyshuara për këtë rast.
E mediat tashmë kanë nisur që të zbulojnë detaje të rënda për këtë rast.
Sipas kërkesës për caktimin e masës së sigurisë të cilën e ka siguruar Dukagjini, përshkruhet e gjithë skena e këtij krimi të rëndë.
Sipas hetuesisë tashmë e ndjera ishte goditur me një dru të ahut dhe jo vetëm, në të gjitha pjesët e trupit. Goditje të tilla i kishin shkaktuar gjakderdhje në tru viktimës duke shkaktuar njëherit, edhe vdekjen e saj.
“Për shkak të dyshimit të bazuar, se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes motrën e bashkëshortit me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me dt.23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës Saime Domazeti, e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të pandehurës Nazire Abdyli, në fshatin Kuk-Komuna e Dragashit”, thuhet në dokumentin e siguruar.
Aty përshkruhen edhe detajet e tjera se si iu mor jeta të moshuares.
“…me një dru të ahut në gjatrësi prej 25 cm dhe trashësi 4×2.5 cm, me një pjesë të laminatit, me ngjyrë të bardhë me gjatësi prej 78 cm dhe trashësi prej 1.2×10 cm, e godet disa here viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundit në pjesën e majtë të fytyrës duke i shkaktuar gjakderdhje në tru dhe si pasojë e këtij lëndimi me datën 26.312.2022 rreth orës 05:30 minuta, vdes viktima, Saime Domazeti”, thuhet në dokument