Detaje tronditëse nga abuzimi me të miturën në Tiranë: 65-vjeçari i bëri video dhe ua shpërndau 3 të rinjve

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku është abuzuar seksualisht një 15-vjeçare. Policia ka arrestuar katër shtetas që akuzohen për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Ka qenë një 65-vjeçar me inicialet A.D që ka abuzuar abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celularë në të cilët ndodheshin videot.