Detaje të rënda nga ab*uzimi me 6-vjeçaren, e ëma: “E kam parë që i ati e kaf*shonte, mendoja se e bënte nga malli”

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e dhu*nimit të një vajze të mitur në Kamëz, e cila aktualisht vijon të jetë tek spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Vajza është vetëm 6-vjeç, ndërsa raportohet se babi i saj 27-vjeçari R.K. i cili është arr*estuar, e ka dhunuar duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.

Fëmija me dt.28 tetor ora 19:00, ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjekët kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë ku këta të fundit kanë vënë në pranga babanë e të miturës.
Mësohet se prindërit e vajzës kishin 6 vite që ishin ndarë, ndërsa prej një muaji kishin nisur sërish bashkëjetesën.

Vajza merrte të ëmën në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhu*nës. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar, por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj të dy prindërve.

Ndërkohë edhe në shkollë e mitura ka shfaqur shqetësime deri në të vjella ndërsa pasi është paraqitur në spital ka rrëfyer dhe tmerrin e përjetuar.
Në maternintetin e Tiranës, këtë të hënë ka shkuar një grup mjekësh të cilët janë duke kryer edhe akt-ekspertizën përfundimtare ku do të dilet në një përfundim zyrtar nëse ka abuzim seksual ndaj të miturës apo jo.