Detaje të reja nga su*lmi në Vjenë, terr*oristi nga Tetova e kishte përgatitur banesën e tij për lu*ftime zj*arri me policinë

Në lidhje me su*lmin terr*orist në Vjenë, një i njohur i atentatorit, i cili u arr*estua nën dyshimin e bashkëpunimit, ka thënë të mërkurën në polici se ai u përpoq ta merrte atentatorin në telefon në rastin kur dëgjoi për të shtënat në qendër të Vjenës dhe pa fotografitë e para të rev8oleve.
21-vjeçari, i cili gjendet në parab8urgim, pohoi se ai donte të kontaktonte me Kujtim Fejzullain për ta larguar atë nga plani i tij terrorist.

Nëse kjo është e saktë, për atë se çfarë i arre*stuari ka deklaruar, tani është e lehtë për ta verifikuar me anë të regjistrimit të thirrjeve telefonike, shkruajnë mediat austriake.
21-vjeçari i arrestuar, në pyetjen e policisë thuhet se ka deklaruar se kurrë nuk do të besonte që Fejzullai do ta bënte një gjë të tillë. Sipas informacioneve që posedon agjencia e lajmeve APA, ky 21-vjeçar besohet se është njeriu që e ka shoqëruar atentatorin në muajin korrik në Sllovaki, ku ai tentoi të blinte mu*nicion për një pu*shkë su*lmi.

Dy të dyshuar të tjerë në parabu**rgim
Dy të dyshuar të tjerë, të cilët gjithashtu janë në paraburgim që nga fundjava e kaluar, kishin njohur gjithashtu shokun e tyre, Kujtimin. Të dy thuhet se janë ftuar nga një inspektorat policor menjëherë pas orës 23:00 dhe e kanë vërtetuar 20-vjeçarin Fejzullai si autor i atentatit. Pavarësisht kësaj, të dy personat u arre*stuan.

Të arr**estuar janë dhjetë persona
Po ashtu dy të arre*stuar të tjerë që janë pjesë e 10 personave të arre*stuar dhe që gjenden në parab*urgim në Vjenë, ku thuhet se kanë vizituar Fejzullain në banesën e tij vetëm disa orë para kr*imit për t’i dhënë atij një libër. Ata kishin vizituar të njëjtën xhami në Meidling në Vjenë, e cila para disa dite është mbyllur nga autoritetet austriake, sepse kishte përmbajtje islamike radikale. Pas arrestimit, të dy personat deklaruan se nuk kishin vërejtur asgjë të veçantë për shokun e tyre. Ata nuk dinin asgjë nga planet e tij terroriste.

Vr*asësi kishte përgatitur banesën e tij për luf*time zja*rri me policinë
Vr*asësi Kujtim Fejzullai supozohet se kishte përgatitur banesën e tij për një përleshje të mundshme me policinë. Në banesën e tij në Wagramer Strasse në qarkun e 21-të, i cili u bastis disa orë pas atentatit në Vjenë, gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij thuhet se mobilet ishin të bashkuara dhe të vendosura në një cep të banesës. Me sa duket, 20-vjeçari kishte përgatitur një plan për t’iu revanshuar policisë në rast se ata do të kontrollonin apo bastiseshin banesën e tij.