Detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i 2 vëllezërve në Durrës, pistat ku po hetohet


Dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Nishtullës në qytetin e Durrësit, pasditen e sotme.

Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr.7 në Spitallë.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për ABC News, Viktor Haxhia kishte një licensë avokatie.

Ndërkohë, vëllai i Viktorit, Besmiri njihet me nofken Miri i Koles nga Gjegjani Pukës, ka një pikë makinash që i japin me qira dhe një lavazh.

Mësohet se Besmir Haxhia ka qenë me precedent penal jashtë vendit.