Mbrëmë (02-tetor) dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Gostivar, një veturë “Seat ibiza” me targa regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga 18-vjeçari E.Z. nga Çegrani i Gostivarit ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni. Në aksident, E.Z., ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për ti ofruar ndihmë mjekësore dhe i njëjti rrugës gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup iu nënshtrua lëndimeve dhe ka ndëruar jetë. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik, sot (02-tetor) do të kryhe autopsi.
Ballina Lajmi i Dites Detaje/ Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçari Erion Zenuni nga Gostivari