Detaje shokuese/ E mitura: “Më ka ka*fshuar në trup”, Nëna: “Vajza nuk ka asgjë, burri është i pafajshëm”

Një ngjarje shokuese ka ndodhur pak ditë më parë ku një 6-vjeçare është dërguar pranë spitalit për të marrë ndhmë mjekësore, pasi e kishte dhunuar babai i saj.
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga dhunimi i të miturës në Kamëz. Burime për mediat kanë bërë me dije indetitetin e familjes, por për arsye të moshës dhe etikës emrat e vajzës dhe nënës nuk do të bëhen publike, ndërsa babai 27-vjeçar quhet Raimond Kunoraj. E mitura fillimisht është dërguar në spitalin e Kamzës ku pas dhënies së nihmës së parë, është përcjellë për në Spitalin “Nënë Tereza”.

Mjekët e këtij spitali kanë vlerësuar se e mitura kishte nevojë për ndihmë më të specializuar dhe është dërguar me autoambulancë në orën 03:00 të mëngjesit të të Shtunës për tek Urgjenca e “Traumës”.
Mësohet se e mitura ka mbërritur në këtë spital në gjendje të pavetëdijshme, me pësime të herëpas’hershme të gjendjes së të fiktit dhe me hemoragji të brendshme. Ajo ka rrëfyer pas disa minutash se i ati e ka dhu*nuar dhe e ka kafshuar.

“Ai më godiste gjithandej!, Më ka kafshuar në trup”, ka thënë 6-vjeçarja.
Ndërkohë shenjat në trup sipas bluzave të bardha janë të gjithanshme dhe të rënda. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e mjekësisë ligjore pasi kanë konstatuar se e mitura kishte fraktura dhe plagë edhe në organet gjenitale.
Për këtë kërkohet të dihet nëse përveç dhu*nës fizike ka patur ndaj të miturës edhe dhunë dhe ab*uzim se*ksual nga i ati.

Ka qenë e ëma e të miturës ajo e cila e dërgoi në spital atë dhe një një deklaratë për mediat teksa të gjithë prisnin që ajo të ndëshkonte të shoqin dhe të kërkont drejtësi për vajzën e saj, ajo e mbrojti duke iu drejtuar mjekëve dhe efektivëve të policisë me fjalët “ju doni të ma arrestoni bashkëshortin”.
Në një deklaratë për mediat gruaja ka thënë se “vajza nuk ka asgjë” dhe se nuk dëshiron të flasë për këtë temë.