Detaje rreth raketës kineze: Copëzat po rrotullohen drejt Tokës me 18 mijë milje për orë

Vendi se ku pritet të zbresin copëzat e raketës kineze drejt Tokës në bazë të parashikimeve po ngushtohet.

Seksioni është pjesë e një rakete të quajtur “Chinese Long March 5B”, ku nisi një modul në stacionin e parë të përhershëm hapësinor në orbitë javën e kaluar.Zyrtarët kanë ndjekur kthimin e pakontrolluar të trupit të raketës në Tokë për disa ditë, duke vlerësuar se kur mund të hyjë përsëri në atmosferë.Në bazë të dhënave të fundit nga Forca Hapësinore të SHBA-së rikthimi i trupit të raketës aktualisht projektohet diku rreth orës 19:30 dhe në orën 01:30.

Uljet mbi tokë mund të ndryshojnë, por aktualisht përfshijnë SHBA-në Juglindore, Meksikën, Amerikën Qendrore, Karaibet, Perunë, Ekuadorin, Kolumbinë, Venezuelën, pjesët e Evropës Jugore, pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe Qendrore, Lindjen e Mesme, Indinë Jugore dhe Australinë.Trupi masiv i raketës është 98 metra i gjatë dhe 16.5 metra i gjerë dhe peshon 21 tonë, sipas Aerospace Corporation, organizatë jofitimprurëse që kryen analiza dhe vlerësime teknike për klientët qeveritarë, civilë dhe komercialë.